Tentoi ta godiste me mjet të mprehtë një person në Leposaviq, arrestohet e dyshuara

Kronikë

Tentoi ta godiste me mjet të mprehtë një person në Leposaviq, arrestohet e dyshuara

Nga: A.M. Më: 2 tetor 2026 Në ora: 09:20
Fotoilustrim

Një grua është arrestuar në Leposaviq, pasi dyshohet se ka sulmuar me mjet të mprehtë një person.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 tetor, rreth orës 12:20. Viktima, një mashkull kosovar, është dërguar për trajtim mjekësor pas sulmit, transmeton "Bota sot".

Policia njofton se e dyshuara, gjatë shoqërimit, ka sulmuar edhe një zyrtare policore.

Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat