Gjenden rreth 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur në Gjakovë

Kronikë

Gjenden rreth 144 fishekë të vjetër në një fushë të hapur në Gjakovë

Më: 19 tetor 2026 Në ora: 09:38
Ilustrim

Policia i ka sekuestruar fishekët e gjetur të dielën, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Rreth 144 fishekë të vjetër janë gjetur të dielën në një fushë të hapur në Gjakovë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit policor, rasti është raportuar më 18 tetor 2026, rreth orës 14:23.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar fishekët.

“Është raportuar se në një fushë të hapur janë hasur në disa fishekë të vjetër. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat