Policia konfiskon dy furgonë me dru pa dokumentacion në Shtërpcë

Kronikë

Policia konfiskon dy furgonë me dru pa dokumentacion në Shtërpcë

Më: 21 tetor 2026 Në ora: 09:38
Dru

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy furgonë që po transportonin dru pa dokumentacionin përkatës në Shtërpcë.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, furgonët janë ndaluar në dy raste të ndara, në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2026”.

Masa drusore e konfiskuar është dërguar në Agjencinë e Pyjeve në Shtërpcë për matje dhe procedura të mëtejshme ligjore.

Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet kompetente për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme, përfshirë prerjen dhe transportimin ilegal të druve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat