Arrestohet një person për shpërdorim të pasurisë së huaj dhe keqpërdorim të besimit

Kronikë

Arrestohet një person për shpërdorim të pasurisë së huaj dhe keqpërdorim të besimit

Nga: A.M. Më: 21 tetor 2026 Në ora: 09:54
Fotoilustrim

Një person është arrestuar, nën dyshimin se ka kryer veprat penale të shpërdorimit të pasurisë së huaj dhe keqpërdorimit të besimit.

Sipas raportit të Policisë, rastet janë raportuar në periudha të ndryshme, më 27 gusht, 5 shtator dhe 22 shtator 2026, në fshatin Lebanë të Prishtinës, në rrugën “Gryka e Llapit” në Podujevë dhe në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë, transmeton “Bota sot”.

I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar më 20 tetor dhe është intervistuar nga organet kompetente.

Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti mbetet nën hetime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat