Policia bastis një objekt në Podujevë, gjen marihuanë, kokainë dhe armë

Kronikë

Policia bastis një objekt në Podujevë, gjen marihuanë, kokainë dhe armë

Nga: A.M. Më: 23 tetor 2026 Në ora: 08:42
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi gjatë kontrollit të një objekti ku ndodhej i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar substanca narkotike, armë zjarri dhe pajisje të tjera.

Rasti është raportuar në Podujevë, transmeton “Bota sot”.

Sipas raportit të Policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 0.3 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, si dhe 18 cigare elektrike që përmbanin substancë narkotike THC.

Po ashtu, gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri e llojit pistoletë, me dy fishekë, si dhe një peshore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat