Një person është ndaluar nga Policia Kufitare në Leposaviq, nën dyshimin se kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës.
Rasti është raportuar më 22 tetor, rreth orës 02:40, në Leposaviq, transmeton “Bota sot”.
Sipas raportit të Policisë, i dyshuari, mashkull, shtetas i Kosovës, është ndaluar nga zyrtarët policorë derisa dyshohet se po kalonte ilegalisht kufirin.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, ai është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.