Një rrahje mes disa personave ka ndodhur më 25 tetor në Prishtinë, ku një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin, policia ka arrestuar tre të dyshuar, ndërsa personat e tjerë të dyshuar për përfshirje në veprën penale të vrasjes në tentativë ndodhen në kërkim policor.
Sipas raportit policor, rasti është regjistruar rreth orës 12:45, më 25 tetor 2026. Tre meshkuj kosovarë janë arrestuar nën dyshimin se ishin përfshirë në një rrahje me disa persona të tjerë.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit, të dyshuar për pjesëmarrje në rrahje, janë liruar dhe rasti ndaj tyre do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Ndërkohë, ndaj të dyshuarve të tjerë është iniciuar rast për veprën penale të vrasjes në tentativë, ndërsa ata ende nuk janë arrestuar dhe ndodhen në kërkim policor.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente, të cilat po vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit dhe identifikimin e personave të përfshirë.