Policia publikon statistikat 24-orëshe: 19 aksidente me të lënduar dhe 37 persona të arrestuar

Kronikë

Policia publikon statistikat 24-orëshe: 19 aksidente me të lënduar dhe 37 persona të arrestuar

Nga: A.M. Më: 27 tetor 2026 Në ora: 10:03
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë regjistruar 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 24 aksidente me dëme materiale.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet, transmeton “Bota sot”.

Ndërkohë, Policia ka shqiptuar 2.187 tiketa trafiku për kundërvajtje të ndryshme.

Sa u përket veprimeve policore, janë arrestuar 37 persona, ndërsa 24 persona janë dërguar në mbajtje. Gjithashtu, dy persona janë duke vuajtur dënimin, ndërsa nuk është shënuar asnjë person në ndalim policor.

Këto janë statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës për periudhën e raportuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat