Arrestohet një burrë nga Deçani për dhunë psikike ndaj gruas, i gjendet edhe një armë automatike

Kronikë

Arrestohet një burrë nga Deçani për dhunë psikike ndaj gruas, i gjendet edhe një armë automatike

Më: 29 tetor 2026 Në ora: 09:47
Fotoilustrim

Një rast i dhunës në familje është regjistruar dje në Deçan. Gruaja ka raportuar burrin në polici për dhunë të vazhdueshme psikike.

“Është raportuar se bashkëshortja, në vazhdimësi ka dhunë psikike nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe ai gjatë intervistimit ka deklaruar se posedon një armë automatike.

Njësia policore ka shkuar në shtëpinë e të dyshuarit ku e ka sekuestruar një armë automatike me një karikator të zbrazët”, thuhet në një njoftim të policisë.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat