Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar zyrtarët policorë.
Rasti ka ndodhur më dje rreth orës 08:10, në zonën e Stacionit Policor Jugu, transmeton Bota sot.
Sipas raportit të Policisë, nuk raportohet për persona të lënduar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.