Vidhen 4 armë nga një shtëpi në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronikë

Vidhen 4 armë nga një shtëpi në Prishtinë, policia nis hetimet

Më: 31 tetor 2026 Në ora: 09:17
Fotoilustrim

Katër armë zjarri janë vjedhur nga një shtëpi në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës ka nisur hetimet për rastin.

Sipas raportit policor, vjedhja është raportuar më 30 tetor 2026, rreth orës 17:00, në rrugën “Jashar Bejë Shkupi”.

Ankuesja ka deklaruar se nga shtëpia e saj janë vjedhur 3 armë gjuetie me leje dhe 1 pistoletë.

Policia e ka cilësuar rastin si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa njësitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime.

Në raport nuk jepen detaje për persona të dyshuar apo arrestime lidhur me rastin.

"VJEDHJE E RËNDË Rr. Jashar Bejë Shkupi, Prishtinë 30.10.2026 – 17:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nga shtëpia e saj i janë vjedhur tri armë gjuetie me leje dhe një pistoletë. Njësitë policore janë duke hetuar rastin" , thuhet në raportin e policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat