Hajnat bëjnë kërdi në pesë shtëpitë e pesë vëllezërve në Budakovë të Suahrekës

Kronikë

Hajnat bëjnë kërdi në pesë shtëpitë e pesë vëllezërve në Budakovë të Suahrekës

Më: 1 nëntor 2026 Në ora: 09:08
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të vjedhjes së rëndë që dyshohet se ka ndodhur në Budakovë të Suharekës.

Sipas raportit policor, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur më 28 tetor.

Dyshohet se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në pesë shtëpitë, e pesë viktimave vëllezër.

“Dyshohet se janë vjedhur stoli ari, dy motor-sharra dhe një pistoletë me leje përkatëse. Njësitë përkatëse policor janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin 24-orësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat