Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për shitje dhe tregtim të paautorizuar të armëve

Kronikë

Arrestohet një person në Gjakovë, dyshohet për shitje dhe tregtim të paautorizuar të armëve

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 08:43
Fotoilustrim

Një person është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të importit, eksportit, furnizimit, transportimit, prodhimit, këmbimit, ndërmjetësimit ose shitjes së paautorizuar të armëve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 3 nëntor 2026, rreth orës 13:30, transmeton "Bota sot".

Lidhur me rastin, është arrestuar një mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat