Sulmohet fizikisht një grua në Skenderaj, policia shoqëron të dyshuarin

Kronikë

Sulmohet fizikisht një grua në Skenderaj, policia shoqëron të dyshuarin

Nga: A.M. Më: 4 nëntor 2026 Në ora: 08:45
Fotoilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Skenderaj, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një burrë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 2 nëntor rreth orës 20:40, transmeton "Bota sot".

Lidhur me rastin, i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në stacion policor, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve të marra.

Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat