Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Gllogoc

Kronikë

Policia nis hetimet për vdekjen e një personi në Gllogoc

Nga: A.M. Më: 6 nëntor 2026 Në ora: 09:36
Fotoilustrim

Një rast i rëndë është raportuar në Gllogoc, ku një person ka humbur jetën në rrethana që ende nuk janë bërë të ditura.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 5 nëntor 2026 është raportuar se një mashkull kosovar është alivanosur, pas së cilës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, transmeton “Bota sot”.

Pas ekzaminimit në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), për kryerjen e obduksionit.

Rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa autoritetet kompetente po merren me procedurat e mëtejshme për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat