​Arrestohet një person në Pejë për posedim arme dhe narkotik

Kronikë

​Arrestohet një person në Pejë për posedim arme dhe narkotik

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 19:15
Pamje nga aksioni

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Dubovë e Madhe, rreth orës 13:05, pasi gjatë kontrollit në vendbanimin e tij janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri dhe substanca narkotike.

Në njoftimin e policisë thuhet se në cilësinë e provave janë sekuestruar një pistoletë e modifikuar, një karikator dhe tre fishekë, rreth 300 gramë substancë marihuanë, një peshore dhe një disa qese që dyshohet se përdoreshin për paketimin e substancës narkotike.

Personi i arrestuar, pas intervistimit në stacionin policor, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Të gjitha veprimet policore dhe hetimore janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat