​Armë, drogë, para dhe iPhone 17 – çfarë gjeti policia në një shtëpi në Pejë?

Kronikë

​Armë, drogë, para dhe iPhone 17 – çfarë gjeti policia në një shtëpi në Pejë?

Më: 9 nëntor 2026 Në ora: 10:51
Policia e Kosovës

Një person është arrestuar në Pejë, pasi policia ka sekuestruar drogë, armë, para dhe pajisje të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, transmeton KosovaPress.

Rasti ka ndodhur të dielën, më 8 nëntor, rreth orës 13:05.

Sipas raportit policor, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit dhe objektet përcjellëse janë gjetur 302.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, një pistoletë dhe 3 fishekë.

Po ashtu, policia ka konfiskuar një peshore digjitale, një telefon iPhone 17, 325 euro para të gatshme dhe një sasi të konsiderueshme qesesh për paketimin e substancave narkotike.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat