Një rast i dhunës në familje është raportuar në Leposaviq, ku një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 10 nëntor, rreth orës 01:45, ndërsa si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor.
Lidhur me rastin, policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ndaj dy të dyshuarve, bashkëshortit dhe vjehrrit të viktimës, transmeton “Bota sot”.
Me vendim të prokurorit, bashkëshorti është dërguar në mbajtje, ndërsa vjehrri është liruar në procedurë të rregullt.