Policia publikon statistikat 24-orëshe: 2,278 tiketa trafiku dhe 19 persona të arrestuar

Kronikë

Policia publikon statistikat 24-orëshe: 2,278 tiketa trafiku dhe 19 persona të arrestuar

Nga: A.M. Më: 11 nëntor 2026 Në ora: 09:08
Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, duke bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 2,278 tiketa trafiku.

Sipas të dhënave të Policisë, janë regjistruar 11 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 25 aksidente me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është raportuar asnjë aksident me fatalitet, transmeton “Bota sot”.

Ndërkohë, gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 19 persona, 15 janë dërguar në mbajtje, ndërsa një person është duke vuajtur dënimin.

Po ashtu, në statistikat e publikuara nuk figuron asnjë person në ndalim policor.

Këto janë statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat