Një person është arrestuar në lidhje me një rast të vrasjes në tentativë, i cili ishte raportuar në fund të muajit tetor në Rahovec.
Rasti kishte ndodhur më 29 tetor, rreth orës 00:35, në rrugën “Vëllezërit Shabandula”, ndërsa pas hetimeve dhe veprimeve policore, i dyshuari është arrestuar më 12 nëntor.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet fjalë për një mashkull kosovar, i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin e cilësuar si “vrasje në tentativë”, transmeton “Bota sot”.
Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar nga organet e rendit dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti mbetet nën hetim nga organet kompetente.