Gruaja dërgohet nga QKMF e Klinës në spitalin e Pejës, ndërron jetë - policia nis hetimet

Kronikë

Gruaja dërgohet nga QKMF e Klinës në spitalin e Pejës, ndërron jetë - policia nis hetimet

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 08:59
Fotoilustrim

Një grua ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës, pasi gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar gjatë kontrollit në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Klinë.

Rasti ka ndodhur të premten, rreth orës 13:45, kur gruaja ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKMF-në e Klinës.

Sipas raportit policor, për shkak të përkeqësimit të gjendjes, ajo është nisur me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Pejës, ku pas arritjes mjekët kanë konstatuar vdekjen e saj.

Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat