Mbi 1 mijë gjoba për një javë në Ferizaj, policia regjistron 30 aksidente dhe pezullon shtatë patenta

Kronikë

Mbi 1 mijë gjoba për një javë në Ferizaj, policia regjistron 30 aksidente dhe pezullon shtatë patenta

Nga: A.M. Më: 16 nëntor 2026 Në ora: 10:32
Fotoilustrim

Policia Rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 1.371 gjoba për kundërvajtje në trafik brenda një jave, ndërsa ka regjistruar 30 aksidente dhe ka pezulluar shtatë patenta shoferësh për shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit.

Sipas njoftimit të policisë, aksidentet kanë ndodhur gjatë periudhës 9 deri më 15 nëntor 2026. Prej tyre, 15 kanë përfunduar me lëndime trupore, ndërsa 15 të tjera vetëm me dëme materiale, transmeton "Bota sot".

Në aksidentet me lëndime janë lënduar gjithsej 17 persona.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë aktivitetet e shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në trafik.

Njëkohësisht, u ka bërë apel shoferëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes gjatë ngasjes.

Policia ka ftuar edhe qytetarët që të raportojnë kundërvajtjet në trafik në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit “Lajmëro policinë” ose në numrin 192.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat