Mickoski: Janë momente në të cilën vendoset e ardhmja e fëmijëve dhe nipërve tanë

Maqedonia

Mickoski: Janë momente në të cilën vendoset e ardhmja e fëmijëve dhe nipërve tanë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 15:31
Mickoski

Kryetari i VMRO-DPMNE-së në fjalimin e sotëm para Qeverisë tha se këto janë momente në të cilën vendoset për të ardhmen e fëmijëve dhe nipërve tanë dhe për këtë shkak duhet të reagojmë në mënyrë të vendosur.

“Duhet të theksoj se VMRO-DPMNE edhe në të kaluarën edhe Qeveritë tjera kanë bërë negociata për arritjen e një marrëveshje të tillë, por askush, asnjë Qeveri nuk ka guxuar të nënshkruajnë një marrëveshje me përmbajtje të tillë, për shkak se ju në marrëveshje vendosni problemin e prejardhjes dhe rrënjëve të gjuhës tuaj, marrëveshje ku kontestohen faktet historike dhe këto janë kritere për anëtarësimin në BE. Kjo nuk është marrëveshje”, tha Mickoski.

Ai shton se një marrëveshje të tillë mund të nënshkruajë vetëm një amator politik ku historia do të jetë kriter për shtetin në procesin e anëtarësimit në BE.

“Ju bëj thirrje që edhe nesër në ora 15:00 deri në ora 16:30 të na kyçeni para objektit të Qeverisë, por edhe para MPJ-së për ta shprehur revoltën tonë kundër politikave që në mënyrë të fshehtë i udhëheq Qeveria e Zoran Zaevit”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat