Edhe sot do të protestohet para Qeverisë së Maqedonisë, MPJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë

Maqedonia

Edhe sot do të protestohet para Qeverisë së Maqedonisë, MPJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 09:33
Foto Ilustrim

OBRM-PDUKM sot në ora 16:00 do të bllokojë rrugët para Qeverisë, MPJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë. Protesta do të ketë edhe në 20 qytete të tjera.

OBRM-PDUKM përmes protestave sërish do të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Zaev.

Sipas tyre, Zaev po bën tregti me identitetin, gjuhën dhe historinë maqedonase.

“Zgjohet populli, protestë tani, për të mos qenë vonë”, thonë nga kjo parti.

Ndryshe, edhe gjatë ditës së djeshme kishte protesta në të njëjtat vende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat