Maqedoni: Në covid-qendrat janë hospitalizuar gjithsej 1.296

Maqedonia

Maqedoni: Në covid-qendrat janë hospitalizuar gjithsej 1.296

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 16:18
Foto Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në qendrat covid në spitalet e vendit është raportuar se trajtohen 818 pacientë pozitiv dhe të dyshuar me koronavirus, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 76 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19. Në spitalin e Shtipit janë hospitalizuar 55 pacientë.

Në repartin infektiv në Tetovë ka 44 pacientë, në Veles trajtohen 70 të sëmurë, ndërsa Kumanovë 118 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në qendrat kovid në Ohër ka 110 pacientë të hospitalizuar, në Prilep 128 në qendrën kovid në Gostivar 71, ndërsa në Strugë 43 të sëmurë. Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 36 pacientë, në Koçan 18, në Kërçovë 20, Kavadar 50, në Gjevgjeli 15 persona, ndërsa në Dibër shtatë pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitiv dhe të dyshuar në koronavirus që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe spitalet e vendit është 1.296 dhe ka rreth 160 shtretër të lirë spitali në qendrat kovid.

Gjatë ditës, bëhen çregjistrime të pacientëve të shëruar, të cilat do të lirojnë shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha spitalet dhe nëse është e nevojshme, kapacitetet e reparteve kovid do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat