Pendarovski sot mban fjalimin vjetor para deputetëve në Kuvend

Maqedonia

Pendarovski sot mban fjalimin vjetor para deputetëve në Kuvend

Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 09:00
Stevo Pendarovski

Presidenti Stevo Pendarovski sot pasdite do të mbajë fjalim para deputetëve, në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Ky do të jetë fjalimi i dytë vjetor i Pendarovskit në Kuvend, pasi e mori detyrën në maj të vitit 2019, ndërsa i pari para përbërjes së re në Kuvend.

Sipas nenit 85 të Kushtetutës së RMV-së, presidenti i vendit e informon Kuvendin për çështje që janë nën kompetencë të tij, së paku një herë në vit.

Kuvendi mund të kërkojë mendim për çështje që janë nën kompetenca të presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat