Në tre javët e fundit është zvogëluar numri i vdekjeve dhe rasteve të reja nga coronavirusi në Maqedoni

Maqedonia

Në tre javët e fundit është zvogëluar numri i vdekjeve dhe rasteve të reja nga coronavirusi në Maqedoni

Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Në tre javët e fundit, numri i rasteve të reja dhe të vdekurve nga coronavirusi ka rënë, si dhe numri i pozitivëve në lidhje me personat e testuar, thonë nga Instituti për Shëndet Publik.

Raporti për javën e kaluar, nga 14 deri në 20 dhjetor, thotë se janë testuar 15.607 njerëz, e cila është një rënie prej 1.6% krahasuar me javën e kaluar.

“4.585 raste të reja pozitive janë regjistruar nga 35 qytete të vendit me një rënie prej 16.9% krahasuar me javën e kaluar. Shumica e rasteve të regjistruara janë ende nga Shkupi.

Në periudhën nga 14 deri në 20 dhjetor, përqindja e rasteve pozitive të testuara është 29.3%, një rënie prej 5.5% krahasuar me javën e kaluar.

Javën e kaluar, u regjistruan njerëz të infektuar në të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (29.3%). Një numër i madh i pacientëve janë të regjistruar në grupmoshat 50-59 (19.3%), 30-39 (17.7%), 40-49 (17.5%) dhe 20-29 (11.1%). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët e moshës 0-9 vjeç (1.3%) dhe 10-19 vjeç (3.9%)”, thuhet në raportin e Instituti për Shëndet Publik.

Nga atj informojnë se gjatë kësaj periudhe 4.513 persona janë shëruar nga coronavirusi.

Janë regjistruar 159 viktima nga 25 qytete, 8.6% më pak nga java e kaluar. Për sa i përket moshës, 131 persona ishin mbi 60 vjeç, 17 persona të moshës 50-59 vjeç, 8 vdekje u raportuan nga grupmosha 40-49 vjeç dhe tre raste nga grupmosha 30-39 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat