Në departamentet infektive po trajtohen 519 pacientë me koronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Në departamentet infektive po trajtohen 519 pacientë me koronavirus në Maqedoni

Më: 5 janar 2021 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Në 24 orët e kaluara në qendrat kovide në spitalet në të gjithë vendin, po trajtohen gjithsej 519 pacientë pozitivë ose të dyshuar për coronavirus, njoftojnë nga Minsitria e Shëndetësisë.

“Sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë në baza ditore, 30 pacientë pozitivë ose të dyshuar për COVID-19 janë të shtruar në spitalin në Manastir. 55 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Ka 20 pacientë në Departamentin e Sëmundjeve Infektive në Tetovë, 25 pacientë janë duke u trajtuar në Veles, ndërsa në Kumanovë 80 pacientë janë pozitivë ose të dyshimtë ndaj COVID 19.

60 pacientë janë shtruar në spital në Qendrën Covid në Ohër, 69 në Prilep, në Qendrën kovid në Gostivar 27 dhe në Struga 30 të sëmurë. 49 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 18 në Koçan, 10 në Kërçovë, 27 në Kavadar, 11 në Gjevgjeli dhe 11 në Dibër”, thuhet në raportin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë ose të dyshuar për coronavirus që trajtohen në departamentet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 889, ndërsa në qendrat kovide ka rreth 500 shtretër spitalor të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat