Doktor Skender Saidi kandidat i mundshëm i Lëvizjes BESA për Tetovën?!

Maqedonia

Doktor Skender Saidi kandidat i mundshëm i Lëvizjes BESA për Tetovën?!

Më: 17 janar 2021 Në ora: 22:00
Skender Saidi

Edhe pse deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale ka disa muaj, partitë e pushtetit dhe ato të opozitës kanë filluar kalkulimet e tyre për kandidatët e mundshëm nëpër komuna, njofton ts.mk

Mediat mësojn ekskluzivisht se Lëvizja Besa, partneri i koalicionit me LSDM-në ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e një kandidati të mundshëm që t’i hyjë garës për të parin e Tetovës. Siç mësohet Besa qeveritare është duke kalkuluar me emrin e mjekut të njohur nga Tetova Skender Saidi. Sipas burimeve brenda Besës, doktor Skenderi është një emër i njohur në Tetovë dhe gëzon reputacion të madh.

Sipas po të njëjtave burime, Besa është e interesuar që të nxjerrë një kandidat me reputacion dhe një intelektual të veçuar.

Ende nuk dihet nesë koalicioni qeveritar do të del me një kandidat apo secili subjekt do t’i masë forcat e vetme në zgjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat