Bujar Osmani: EBA është dhe do të mbetet një ndër partnerët kryesorë në rajonin e Lindjes së Mesme

Maqedonia

Bujar Osmani: EBA është dhe do të mbetet një ndër partnerët kryesorë në rajonin e Lindjes së Mesme

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 22:26
Bujar Osmani

Prania e Emirateve të Bashkuara Arabe në Ballkanin Perëndimor ka ndikim pozitiv, duke e inkurajuar rritjen ekonomike dhe mirëqenien në të gjithë rajonin, vlerëson shefi i diplomacisë Bujar Osmani i cili në fillim të kësaj jave ishte për vizitë në Abu Dabi.

“Prania e EBA-s në rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht kontributin e saj dhe pjesëmarrjen në misionin e NATO-s në rajon dhe në vende të tjera dhe rol pozitiv përmes ndihmës së drejtpërdrejt humanitare dhe zhvillimore janë të vlerësuara lartë”, tha Osmani, në intervistën për Agjencinë e lajmeve Emiratet (VAM) ku mes tjerash shpreh falënderim edhe për ndihmën e donuar për vendin tonë në nëntor të vitit të kaluar, në  pajisje për përballje me krizën kovid.

Në mënyrë plotësuese, thotë Osmani, projektet investuese nga EBA kanë ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv mbi rritjen ekonomike dhe mirëqenien e vendeve në rajonin tonë, duke theksuar se investimet e drejtpërdrejta të EBA-s në Ballkanin Perëndimor arrijnë disa miliardë euro.

Gjatë vizitës dyditore të Osmanit në Abu Dabi,  e para të një ministri të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut në EBA në prag të 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike midis të dyja vendeve, ishte vendosur një  udhërrëfyes i ri “për zhvillim të mëtejshëm të miqësisë sonë”.  Ai të hënën u takua me sheikun Abdullah bin Zajed Al Nahjan, ministër i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe nënshkruan memorandum për mirëkuptim për konsultime politike dhe marrëveshje për mbrojtje të investimeve dypalëshe, marrëveshje të cilat sipas Osmanit, në mënyrë shtesë do t’i përforcojnë marrëdhëniet dypalëshe, veçanërisht në sektorin investues dhe tregtar.

“Për këtë, EBA është dhe do të mbetet një ndër partnerët tanë kryesorë në rajon në Lindjen e Mesme”, thotë Osmani, sipas të cilit, ekziston potencial i madh për investime të EBA-s në sektorin energjetik në Maqedoninë e Veriut, veçanërisht në furnizimin me gaz natyror, ndërtim të sistemeve për gazsjellës dhe burime ripërtëritëse e energjisë…

Ai sheh mundësi edhe për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, duke pasur parasysh se “si anëtare e NATO-s, Maqedonia e Veriut e njeh realitetin se EBA janë një ndër vendet partnere më aktive të NATO-s dhe çdo partner në këtë organizatë është menjëherë gjithashtu edhe partner i ynë”.

“Sepse NATO dhe EBA vendosën ta përforcojnë bashkëpunimin në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta të sigurisë, nuk ka pengesa “për të dyja vendet tona të kenë bashkëpunim më të afërt në këtë sektor, veçanërisht në fushën e bashkëpunimit praktik në operacionet dhe misionet e udhëhequra nga NATO, kundër terrorizmit, kundër piraterisë, sigurisë kibernetike dhe sigurisë energjetike”, shpjegoi ai.

Maqedonia e Veriut në vitin 2014 e hapi Ambasadën e saj në Abu Dabi dhe në mënyrë të njëanshme i hoqi vizat për qëndrim të shkurtë të banorëve të EBA-s, thotë Osmani dhe në këtë rast shfaq shpresë se edhe EBA do të miratojë vendim reciprok për hapjen e Ambasadës rezidente në Shkup.

Sipas vlerësimeve paraprake, rreth 998 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, përfshirë 70 studentë, jetojnë në EBA, shumica e tyre janë persona afaristë, profesorë universitarë, inxhinierë, mjekë, TI dhe ekspertë të sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat