Ende nuk dihen kur do të arrijnë vaksinat ruse në Maqedoni

Maqedonia

Ende nuk dihen kur do të arrijnë vaksinat ruse në Maqedoni

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot tha tha se ende nuk dihet se kur do të arrijnë vaksinat ruse dhe kineze kundër coronavirusit.

“Nuk dua të spekuloj, dëshiroj të jem prezis atëherë kur saktë do ta dimë se kur do të arrijnë. U zgjat pak”, tha Filipçe.

Ai pret që bisedimet të përfundojnë se më shpejt dhe se çdo ditë ka pyetje të reja nga kompanitë.

“Me kompaninë ruse bisedojmë në mënyrë intensive këto ditë pas nënshkrimin të marrëveshjes dhe natyrisht edhe me kompaninë kineze”, tha Filipçe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat