Gjykata e Kumanovës anulon burgimin për Boban Iliqin, për arsye familjare

Maqedonia

Gjykata e Kumanovës anulon burgimin për Boban Iliqin, për arsye familjare

Më: 1 mars 2021 Në ora: 14:17
Boban Iliqi

Gjykata Themelore e Kumanovës ka shtyrë për tre muaj mbajtjen e burgut efektiv për të dënuarin Boban Iliç, i cili shtypi për vdekje Almirin 4 vjeçar. Vendimi i gjykatës erdhi pas kërkesës së avokatit të familjes Iliç, për të prolonguar mbajtjen e burgut për arsye familjare.

Edhe pse nga Prokuroria e Kumanovës janë ankuar ndaj këtij vendimi duke kërkuar që i dënuari në rastin “Almiri” të dërgohet prapa grilave që nga sot 1 mars në burgun Kshanje të Kumanovës.

Boban Iliç do të mbaj burg efektiv më pak se 3 vjet sepse i është llogaritur paraburgimi dhe burgu shtëpiak. Nga dënimi prej 4 vjetësh që Apeli i uli dënimin fillestar të Themelores prej 6 vjetësh, ai do të vuaj dënimin me një burg të llojit gjysmë të hapur, ku në hapësirat e njëjta do të mbajnë dënimin edhe familjarët e Almirit.

Gjithashtu, sot sipas kërkesës së prokurorisë në burgun e njëjtë duhet të paraqitet edhe Sedat Aliu për të mbajtur 6 muaj burg dhe Sami Demiri dhe Abdulla Aliu nga 9 muaj të dënuar për dhunë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat