Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni: Secili mund të deklarohet për përkatësinë etnike

Maqedonia

Regjistrimi i popullsisë në Maqedoni: Secili mund të deklarohet për përkatësinë etnike

Më: 4 mars 2021 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Faza e parë e regjistrimit tani për tani po zhvillohet pa problem. Përfundimisht me ditën e djeshme përmes aplikimit për vetëregjistrim janë evidentuar gjithsej 18.236 qytetarë. Kompetentët konfirmojnë se të dhënat janë të sigurta, ndërsa secili lirisht mund të deklarohet për përkatësinë e vet etnike.

Vetëregjistrimi filloi të hënën, dhe atë me të punësuarit në përfaqësitë diplomatike-konsullare dhe familjet e tyre, të diasporës, pjesëtarëve të Armatës jashtë vendit, të burgosurve dhe të pastrehëve. Regjistrimi zyrtarisht do të fillojë më 1 prill, ndërsa do të përfundojë më 21 prill.

Drejtori I Entit shtetëror të statistikave, Apostoll Simovski konfirmoi se operacioni tani për tani po zhvillohet pa pengesa dhe bëri thirrje të gjithë të marrin pjesë në këtë operacion statistikor, sepse, siç theksoi, na duhen të dhënat për krijim të kushteve më të mira për jetesë në periudhën në vijim.

Lidhur me aplikacionin për vetëregjistrim dedikuar për diasporën, drejtori tha se është i sigurt, dhe i hodhi poshtë dyshimet se të dhënat e tyre mund të shfrytëzohen nga ana e ndërmarrjes e cila e ka përpunuar.

“Bazat janë maksimalisht të mbrojtura, janë tek ne dhe askush tjetër nga jashtë nuk ka qasje drejt atyre bazave të të dhënave – as ndërmarrja e cila e ka bërë aplikacionin, as kudh do tjetër, përveç nesh. Madje edhe në vetë institucionin ka protokoll të caktuar të rreptë se kush mund të hyjë në këto baza. Ata ja në persona të cilët kanë certifikata dhe të cilët paraprakisht janë kontrolluar, do të thotë, as unë personalisht nuk kam të drejtë të hyj në ato baza të dhënash”, tha Simovski.

Përfundimisht me ditën e djeshme në orën 10:00 përmes aplikacionit për vetëregjistrim janë evidentuar 18 236 persona.

Nga Enti shtetëror për statistika informojnë se me paraqitjen e Aplikacionit, shfrytëzuesi regjistrohet dhe e lë Numrin e vetëm amë të qytetarit, e-mail adresën, e cila verifikohet me dërgim në e-mail për verifikim, dhe numrin e telefonit të shfrytëzuesit. Gjatë regjistrimit të shfrytëzuesit dhe gjatë çdo futjeje të të dhënave nga ana e shfrytëzuesit, në aplikacion automatikisht regjistrohet nga cila IP adresë janë future të dhënat.

Është paraparë që të dhënat e grumbulluara përmes Aplikacionit për vetëregjistrim të krahasohen me të dhënat nga baza regjistruese e të dhënave. Numri i personave të vetëregjistruar përmes Aplikacionit për vetëregjistrim, siç thonë nga ESHS, nuk do të thotë me automatizëm edhe numër i popullatës rezidente të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Drejt aplikacionit për regjistrim, dedikaur për diasporën, mund të qaset vetëm me IP adresë nga jashtë, ndërsa çdo shkelje e procesit të grumbullimit të të dhënave është e ndëshkueshme me Ligjin për regjistrim.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dje kërkoi nga përfaqësuesit e shoqatave të bullgarëve në vend të kërkojnë grafë adekuate në suaza të regjistrimit, me qëllim të përcaktimit të distribuimit kuantitativ, demografik dhe gjeografik të kësaj bashkësie të veçantë, që sipas Osmanit, dukshëm do të kontribuonte në formimin e politikave të ardhshme dhe të Qeverisë.

Por, ndaj kësaj menjëherë reagoi Simovski, i cili porositi se kur qytetari deklarohet për përkatësinë e vet, nuk mund të ndikohet në çfarëdo lloj mënyre sepse grafa në të cilën regjistrohet përkatësia etnike, është e zbrazët.

Ai tha se në aplikacionin elektronik pasi që të futen tre shkronjat e para të përkatësisë, paraqitet një fushë për zgjedhje të përkatësisë etnike nga lista koduese e të gjitha përkatësive etnike të cilat deri më tani janë regjistruar në të gjithë regjistrimet tek ne.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat