Komuna e Çairit nderon dhe lartëson punën e palodhshme të mësuesve me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit

Maqedonia

Komuna e Çairit nderon dhe lartëson punën e palodhshme të mësuesve me rastin e festës kombëtare të 7 Marsit

Më: 5 mars 2021 Në ora: 18:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Në suaza të aktiviteteve të ndërmarra për shënimin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, Komuna e Çairit vazhdoi traditën organizative për nderimin e personalitetit të mësuesve duke ndarë mirënjohje për mësuesit e dalluar nga 12 vatrat e dijes në territorin e saj, të cilët me punën e tyre të palodhshme kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në misionin për edukimin e shëndoshë të fëmijëve. Poashtu, në mënyrë solemne kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu ndau edhe vendimet e reja të punës për

14 mësues të rinj duke ju uruar atyre suksese pafund në sfidat e rradhës.

Në çështjen tonë kombëtare, profesioni i mësuesit ka qenë busulla e ndërgjegjes dhe kushtrimi më i zëshëm për lirinë.

Ashtu njësoj të njejtën peshë ka edhe sot, pasi është burim i padiskutueshëm i dijes dhe përparimit. Komuna e Çairit do të qëndrojë gjithmonë në përkrahje të punës së tyre të shenjtë që brezi i ri me flakadanin e dijes të marshojë drejt ardhmërisë së shëndoshë.

Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat