Carovska: Gjendja me pandeminë në shkolla është stabile, nuk mendohet për masa të reja

Maqedonia

Carovska: Gjendja me pandeminë në shkolla është stabile, nuk mendohet për masa të reja

Më: 9 mars 2021 Në ora: 11:24
Milla Carovska

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, sot deklaroi se gjendja me pandeminë në shkollat e vendit është stabile.

Ajo tha se për momentin nuk mendohet për masa të reja kufizuese nëpër shkolla.

“Të gjitha protokollet po respektohen, nuk kemi shpërndarje të brendshme të virusit. Për momentin nuk mendohet për masa tjera nëpër shkolla. Gjendja në shkolla është stabile. Me prezencë fizike aktive, sipas raportit të fundit diku rreth 35 nxënës dhe rreth 60 mësimdhënës janë të infektuar, që është shumë më pak se fundi i gjysmë vjetorit të parë”, tha Carovska.

Ndryshe, viti shkollor 2020/2021 në Maqedoni filloi me një muaj vonesë, gjegjësisht në muajin tetor, për shkak të situatës me coronavirusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat