Ministri Hoxha pret në takim ambasadorin e Katarit në RMV

Maqedonia

Ministri Hoxha pret në takim ambasadorin e Katarit në RMV

Më: 12 mars 2021 Në ora: 20:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha ka pritur në takim ambasadorin e Katarit në Maqedoninë e Veriut.

Në këtë takim, siç ka njoftuar ministri, është biseduar për bashkëpunim bilateral, posaçërisht në sferën e ekonomisë.

“Sot, në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave prita në takim ambasadorin e Katarit në Maqedoninë e Veriut, Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani. Me ambasadorin biseduam rreth përparimit të bashkëpunimit bilateral, posaçërisht në sferën e ekomonisë. Bashkarisht konstatuam se është më se e nevojshme thellimi i marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve mike, veçanërisht në pjesën që ka të bëjë me plasmanin e produkteve bujqësore. Ambasadori Al Thani, propozoi të realizohet një takim me biznes sektorin e të dy vendeve.

Unë falënderova Ambasadorin për mbështetjen që Katari po i jep vendit tonë, në përpjekjet për të forcuar bashkëpunimin midis dy vendeve”, ka shkruar ministri Hoxha në faqen e tij zyrtare në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat