Realizimi i autostradës Kërçovë-Strugë, po punohet me intensitet të lartë

Maqedonia

Realizimi i autostradës Kërçovë-Strugë, po punohet me intensitet të lartë

Më: 8 prill 2021 Në ora: 22:31
Kërçovë-Strugë

Punimet në autostradën Kërçovë – Ohër vazhdojnë me intensitet të lartë. Për ndërtimin e këtij aksi rrugor Maqedonia e Veriut ka marrë kredi nga Banka Kineze “Eksim”. Ndërsa punët ndërtimore po i realizon kompania kineze “SinoHidro”. Sipas marrëveshjes “SinoHidro” ka angazhuar edhe kompani vendore për realizimin e projektit të autostradës Kërçovë – Strugë – Ohër.

“Punimet në autostradën Kërçovë – Ohër po vazhdojnë me intensitet të lartë. Gjithashtu po punohet edhe në përmirësimin e traseve të cilat nuk ishin të parapara në plan-projektin e vitit 2014. Ky ri-projektim rriti edhe kostën e ndërtimit të autostradës Kërçovë – Ohër me të cilën shuma tani arrin pothuajse në 600 milionë euro”, njofton gazetari, Armend Abazi.

Me ri-projektimin e ri kjo autostradë me gjatësi 57 kilometra dhe me gjerësi 23 metra do të ketë edhe 9 rrugë lidhëse, 19 mbikalime dhe nënkalime, 22 ura dhe një tunel me gjatësi rreth dy kilometra, të cilat do t’i realizojë kompania “SinoHidro”.

Kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari për “TV21”, thotë se kjo autostradë do të jetë dorë e zgjatur edhe për zhvillimin ekonomike.

“Sigurisht edhe në momente e fillimit të kësaj autostrade ne kemi dhënë ose e kemi mirëpritur jo vetëm si institucion, por edhe si qytetarë të këtij qyteti duke e ditur rëndësinë në shumë dimensione qoftë ekonomik, social, turizmit në veçanti për qytetin tonë dhe në veçanti zhvillimit ekonomik lokal. Të gjitha këto dimensione janë të ndërlidhura me kualitetin e jetesës së qytetarëve tanë”, tha Dehari.

Mjetet janë siguruar nga banka kineze “Eksim”, ndërsa për realizimin e projektit në tersi është angazhuar kompania kineze “SinoHidro”, kompani kjo e cila në vendin tonë ka ndërtuar disa akse rrugore, duke përfshi edhe autostradën Milladinovcë – Shtip e cila u lëshua në përdorim vitin e kaluar. Autostrada Kërçovë – Strugë dhe Ohër do të ndikojë dukshëm në rritjen e ekonomisë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat