Maqedoni: Gjithsej 1641 pacientë të hospitalizuar, ka rreth 380 shtretër të lirë

Maqedonia

Maqedoni: Gjithsej 1641 pacientë të hospitalizuar, ka rreth 380 shtretër të lirë

Më: 21 prill 2021 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus të cilët mjekohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1641 dhe ka rreth 380 shtretër të zbrazët në qendrat kovid, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, në kovid qendrat në Shkup janë hospitalizuar 68 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 689 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po trajtohen në repartet për sëmundje infektive në kryeqytet.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit, në Shkup në Klinikat interne dhe kirurgjike ka pasur 32 pranime. Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 11 pranime dhe 11 pacientë janë dërguar në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle ishin pranuar tre të sëmurë, ndërsa tetë pacientë janë pranuar në Klinikën për sëmundje të Fëmijëve. Në Institutin për Mjekësi Fizikale janë pranuar tre pacientë. Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 64 pacientë të shëruar.

Aktualisht në kovid qendrat e Klinikave interne dhe kirurgjike mjekohen 283 pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 139 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë 147 pacientë, ndërsa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive të fëmijëve Kozle janë 36 pacientë. Në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve janë 23 fëmijë pozitivë me Kovid-19, ndërsa në KGJO ka 5 paciente pozitive. Në Institutin për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim janë 53 të sëmurë.

Gjithsej 689 pacientë të konfirmuar dhe të dyshuar për Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Pjesa më e madhe e pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat