Arsimtari nga Çairi takon Avokatin e Popullit, kërkon libri digjital të jetë vetëm si mjet ndihmës

Maqedonia

Arsimtari nga Çairi takon Avokatin e Popullit, kërkon libri digjital të jetë vetëm si mjet ndihmës

Më: 11 maj 2021 Në ora: 17:40
Xhelal Ramadani

Arsimtari i matematikës Xhelal Ramadani 40 vite është arsimtar i matematikës në shkollën fillore “Hasan Prishtina”. Ai së bashku me përfaqësues të nxënësve dhe prindër erdhën sot te zyra e Avokatit të Popullit për të shprehur revoltën e tyre për digjitalizimin e librave shkollor.

“Libra digjital mund të bëhen vetëm si ndihmës jo si bazë. Duhen të shikohen tre gjëra, aspekti material i digjitalizimit, aspketi moral dhe aspekti emocional i nxënësve”, tha Xhelal Ramadani arsimtar i matematikës.

Ndërsa Filip Dimitriev në gjimnazin Nikolla Karev thotë se vazhdimisht kanë presione nga drejtoria për të mos kundërshtuar digjitalizimin.

“Numri më i madh jemi kundër. Ndërsa ajo pjesë e vogël e nxënësve që janë pro kanë presione nga prindërit dhe nga arsimtarët. Bien preh në frikësimet që bojkoti është ilegal dhe se do të na vendosin mungesa paarsye. Nuk është e mundur që një gjeneratë ta largojnë nga shkolla”, tha Fillip Dimitriev nxënës gjimnazi Nikolla Karev

Edhe prindërit e Iniciativës qytetare “Libra dhe mësim duhet të ketë”, të shtunën do të protestojnë në disa qytete të vendit. Por bojkot në procesin arsimor nuk do të ketë pasi që është fundi i vitit shkollor informojnë nga kjo iniciativë.

“Provuam që të arrijmë mirëkuptim dhe të tregojmë se si ky ligj do të ndikojnë psiko-fizikisht në zhvillimin e fëmijëve tanë. Dërguam kërkesa të bazuara në hulumtime dhe përvojë. Tentuam që të gjejmë zgjidhje dhe kompromis në ndryshimet në ligj vetëm me një qëllim të ketë reforma sipas kërkesave të nxënësve. Por, institucionet kompetente mbeten të shurdhër ndaj qëndrimeve dhe kërkesave tona”, tha Dragana Spasevska prindër nga Iniviativa “Libra dhe mësim duhet të ketë”.

Nga Ministria e Arsimit nuk heqin dorë nga digjitalizimi i librave dhe shtojnë se këto reforma janë marrë nga praktikat në vendet evropiane. Nga atje thonë se librat digjital do jenë një opsion, ndërkaq librat e shtypur do të vazhdojnë të jenë pjesë e procesit mësimor.

Në shumicën e vendeve evropiane përdoret modeli i kombinuar, gjegjësisht nxënësit posedojnë kompjuter apo tabletë dhe njëkohësisht mësojnë edhe me libra. Disa prej vendeve të tilla janë Holanda, Zvicra, Suedia, Estonia, Austria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat