Hapen gjashtë lokacione për të ushtruar qytetarët e Shkupit, ndihmohen nga trajnerët

Maqedonia

Hapen gjashtë lokacione për të ushtruar qytetarët e Shkupit, ndihmohen nga trajnerët

Më: 16 maj 2021 Në ora: 14:45
Foto ilustrim

Në gjashtë lokacione në Shkup prej nesër dhe gjatë tre muajve të ardhshëm, në orët e pasdites nga e hëna deri të premten, qytetarët do të mund të ushtrojnë në vend të hapur me ndihmën e profesorëve dhe studentëve të Fakultetit të Kulturës Fizike, Arsimit, Sportit dhe Shëndetit. Të gjitha rekuizitat e nevojshme për ushtrim do t’i sigurojë Fakulteti.

Qëllimi i këtij aksioni, të cilin e realizon Qyteti i Shkupit në bashkëpunim me Fakultetin për Kulturë Fizike, siç tha kryetari Petre Shilegov, është që të ngritët vetëdija publike e qytetarëve të të gjitha moshave për nevojën dhe përfitimet për aktivitetet fizike dhe të stimulohet mënyrë më e shëndoshë e jetës.

Ai njoftoi se për të gjitha informacionet për atë se në cilin lokacion, çfarë aktivitete do të organizohen, qytetarët do të mund të informohen në ueb-faqen e Qytetit të Shkupit.

Dekanja e Fakultetit të Kulturës Fizike, Sport dhe Shëndet, Lençe Aleksovska- Veliçkovska tha se ky aksion është i mirëseardhur gjithnjë, por veçanërisht tani për shkak të pandemisë.

Borçe Daskallovski, prodekan për mësim në këtë Fakultet, tha se aktiviteti fizik është i nevojshëm për shkak të sfidave të kohës së re, dhe siç theksoi, mënyrës e jetesës që qëndrojmë ulur, të cilat shkaktojnë shumë probleme shëndetësore te qytetarët.

Me aktivitet fizik, tha Daskallovski, mund të përmirësohen aftësitë e përgjithshme motorike, por edhe cilësitë metabolike dhe fiziologjike të organizmit, me çka do të përmirësohet edhe gjendja shëndetësore.

Të gjitha aktivitetet në kuadër të këtij aksioni, theksojnë organizatorët, do të realizohen sipas rekomandimeve për mbrojtje nga KOVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat