Shërohet nënkoloneli i ARM-së i cili u infektua me COVID-19 në Afrikë

Maqedonia

Shërohet nënkoloneli i ARM-së i cili u infektua me COVID-19 në Afrikë

Më: 1 qershor 2021 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska tha se është shëruar nënkoloneli i cili u infektuar në Afrikë dhe u hospitalizua në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup.

“Pas 22 ditëve në Klinikën për Sëmundje Infektive, nënkoloneli i cili u infektuar në Afrikë sot është shëruar dhe shkon në shtëpi”, shkroi Sheqerinska në “Facebook”.

Ajo shtoi se nënkoloneli do të kthehet te kolegët e tij për të kryer detyrat që i takojnë.

“Falënderime për secilin. Asgjë nuk ia lamë rastësisë dhe ky është rezultati që të gjithë e dëshiruam”, tha ministrja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat