Osmani-Logar: Ballkani Perëndimor do të jetë çështje shumë e rëndësishme për presidencën e Sllovenisë me BE-në

Maqedonia

Osmani-Logar: Ballkani Perëndimor do të jetë çështje shumë e rëndësishme për presidencën e Sllovenisë me BE-në

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 12:16
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në margjinat e Forumit për Siguri Globale “GLOBSEC 2021” në Bratisllavë kishte takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Anzhe Logar, njoftojnë nga MPJ.

Krahas zhvillimit dhe potencialit të raporteve bilaterale, në takim dominuan temat lidhur me agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut, diskutimet aktuale për kornizën negociuese të vendit, si dhe pritjet tona për mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare në kuadër të kryesimit portugjez me Këshillim e BE-së.

“Në bisedën me bashkëbiseduesin slloven, për faktin që Sllovenia e merr timonin e Këshillit të BE-së muajin e ardhshëm, ka dominuar tema për prioritetet e presidencës sllovene, veçanërisht zgjerimi i BE-së që është lartë në agjendën e tyre.

Logar e siguroi Osmanin se Ballkani Perëndimor do të jetë çështje shumë e rëndësishme për presidencën e Sllovenisë me BE-në dhe se çështja kryesore e diskutimeve të mundshme jo formale dhe më të larta politike do të jetë Samiti për Ballkanin Perëndimor, me çka çështja për vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë në krye të rendit të ditës në BE. Bashkëbiseduesit konkluduan se kjo temë është e rëndësisë strategjike për BE-në, jo vetëm për Slloveninë, por edhe për rajonin”, thonë nga MPJ.

Dy ministrat gjatë pjesëmarrjes së tyre në “GLOBSEC 2021” bashkërisht kanë debatuar edhe në panelin me temë: “Evropa gjeopolitike në udhëkryq: Ballkani Perëndimor në erën post –Covid 19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat