Shkup, parkingu te “Beko” është shtrenjtuar, ora e parë 100 denar, ndërsa nga 50 orët pasuese

Maqedonia

Shkup, parkingu te “Beko” është shtrenjtuar, ora e parë 100 denar, ndërsa nga 50 orët pasuese

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 12:51
Foto ilustrim

Parkingu përballë ish-“Bekos” me të cilin menaxhon nga NP “Parkingu i qytetit” është shtrenjtuar. Tani e tutje, ora e parë do të jetë 100 denarë, ndërsa secila orë pasuese nga 50. Deri më tani, parkimi kushtonte 50 denarë në orë, transmeton Portalb.mk.

Drejtori i NP “Parkgu i Qytetit” Borçe Jakimovski thotë se rritja është për të zvogëluar bllokimin në këtë pjesë dhe t’i bëjë qytetarët të parkojnë në garazhin shumëkatëshe “Beko” që është përballë.

“Këtë parking e paralelizojmë me atë në rrugën Maksim Gorki. Pasi është në qendër të fortë të qytetit dhe është shumë e mbushur me njerëz, e sollëm këtë çmim të ri. Me këtë, ne duam t’i drejtojmë qytetarët të parkojnë në garazhin shumëkatëshe ku një orë është 30 denarë”, tha Jakimovski.

Dhjetorin e kaluar, çmimet e parkingjeve u rritën për pesë denar të gjitha vendet e parkimit në zonat e menaxhuara nga ndërmarrja publike “Parkingu i qytetit”. Një orë parkim në zonën A në vend të 45 kushton 50 denarë, në zonën B në vend të 35 është 40 denarë, ndërsa në zonat C dhe D nga 25 më e shtrenjtë me 30 denarë. Biletat mujore të parkimit në garazhet shumëkatëshe për punonjësit dhe kompanitë që gravitojnë rreth parkimit kanë çmim të ri. Në vend të 1.000 denarë, çmimi nga dhjetori i vitit të kaluar është 2.000 denarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat