Zëvendëskryeministri Bytyqi: Janë realizuar mbi 70% të projekteve komunale

Maqedonia

Zëvendëskryeministri Bytyqi: Janë realizuar mbi 70% të projekteve komunale

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 10:23
Fatmir Bytyqi

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi është takuar sot me kryetarët e komunave të udhëhequra nga Lidhja Socialdemokrate të Maqedonisë.

Në takim, siç njoftoi Bytyqi është konstatuar se janë realizuar mbi 70% e projekteve komunale.

“Pata një takim me kryetarët e komunave nga radhët e LSDM-së.B iseduam për nivelin e realizimit të programeve të komunave në këtë mandat, dhe njëherit po fillojmë me procesin e përgatitjes së programeve për zgjedhjet e ardhshme. Mbi 70% të projekteve në programet e komunave janë realizuar, gjë që flet për përkushtimin e pushtetit lokal të udhëhequr nga LSDM-ja në realizimin e premtimeve para qytetarëve. Vazhdojmë së bashku me qytetarët të hartojmë ofertën më të mirë për secilën komunë, për secilin vendbanim”, shkroi Bytyqi në “Facebook”

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut mbahen në muajin tetor dhe janë zgjedhje të rregullta pas katër viteve udhëheqje nga kryetarët aktual në më shumë se mbi 80 komuna. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat