LSDM pajtohet me propozimin që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor

Maqedonia

LSDM pajtohet me propozimin që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 13:39
Ilustrim

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) është e pajtimit me propozimin e OBRM-PDUKM-së që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor, nëse edhe partitë tjera të pajtohen me këtë propozim të opozitës maqedonase.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev tha se është shumë e rëndësishme për të të veprohet si thotë opozita pasi kjo nuk le hapësirë për mospranim të rezultatit.

“Unë pajtohem me propozimin e tyre nëse pajtohen edhe partitë tjera, por duhet të kemi parasysh edhe datat e regjistrimit” tha Zaev.

Nga BDI thonë se për ta nuk ka problem data e zgjedhjeve pasi janë parti serioze dhe e përgatitur.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat