Liqeni i Ohrit, UNESCO u dha edhe dy vite ultimatum Maqedonisë dhe Shqipërisë

Maqedonia

Liqeni i Ohrit, UNESCO u dha edhe dy vite ultimatum Maqedonisë dhe Shqipërisë

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

UNESCO i dha Maqedonia së Veriut dhe Shqipërisë edhe dy vite që të veprojnë ndaj rekomandimeve që i kanë propozuar në mënyrë që të shmanget vendosja e rajonit të Ohrit në listën e zezë “Pasuri kulturore dhe natyrore botërore në rrezik”.

Përveç kësaj, Maqedonisë dhe Shqipërisë i kërkohet që deri më 1 shkurt 2023 para Qendrës për trashëgimi kulturore të dorëzojnë raport të përbashkët për gjendjen e rajonit.

Duke përfshirë edhe raport për përparimin e arritur në zbatimin e vërejtjeve.

Nga këto raporte do të varet nëse rajoni i Ohrit do të shkojë në listën e zezë të UNESCO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat