Bekteshi takoi gastronomët: T’i respektojmë protokollet që të ulet numri i të infektuarve

Maqedonia

Bekteshi takoi gastronomët: T’i respektojmë protokollet që të ulet numri i të infektuarve

Më: 8 gusht 2021 Në ora: 20:32
Bekteshi takoi gastronomët: T’i respektojmë protokollet që të ulet numri i të infektuarve

Pas vendimeve të mbrëmshme të Qeverisë, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot ka takuar përfaqësues të ndryshëm nga sektori i gastronomisë, ku janë diskutuar për protokollet dhe vendimet e reja të Qeverisë nga seanca e mbrëmshme.

Bekteshi pas takimit ka deklaruar se kanë pasur një mbledhje shumë konstruktive ku janë dakorduar se një ndër prioritet mbetet shëndeti i qytetarëve dhe se duhet të respektohen protokollet të cilat janë në fuqi, që pikërisht gjatë periudhës që vijon të zvogëlohet edhe numri i të infektuarve dhe rasteve me COVID-19, e me qëllim që t’i jepet hapësirë Qeverisë dhe Komisionit për sëmundje infektive që mos të miratojë masa të reja restriktive.

Nga Ministria e Ekonomisë njoftojnë se ministri Bekteshi ka falënderuar të gjithë sektorin e gastronomisë për mirëkuptimin që kanë shprehur dhe ka siguruar se si Ministri do t’i mbmbështesin me masa të reja nëse do të ketë nevojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat