Grupi nga Gërçeci i Shkupit pranon fajin për trafikimin me lëndë narkotike

Maqedonia

Grupi nga Gërçeci i Shkupit pranon fajin për trafikimin me lëndë narkotike

Më: 9 gusht 2021 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Narko grupi nga Gërçeci e pranoi fajin dhe bëri marrëveshje me prokurorinë e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Prokuroria sot tha se pasi të shtatë të pandehurit për trafik droge i panë provat kundër tyre, vendosën të dakordohen ndërsa gjykata i shpalli fajtorë.

Një person është dënuar me pesë vjet burg, dy deri në tre vjet e gjashtë muaj dhe katër të tjerë deri në tre vjet burg. Më herët, shtatë persona të tjerë, ose gjithsej 14 anëtarë të grupit nga Gërçeci, u deklaruan fajtorë dhe u dakorduan me shtetin që ta pranonin se ishin pjesë e një grupi të organizuar që merrej me lëndë narkotike. Aksioni “Mali” u krye nga policia në fund të marsit të këtij viti.

Por prokurorët thonë se operacioni u prish dhe se bosët kryesorë të drogës nuk u arrestuan. Ministria e Brendshme lëshoi ​​urdhër arreste ndërkombëtare kundër gjashtë personave që u arratisën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat