Restorantet nuk duan të ndalojnë hyrjen e personave të pavaksinuar

Maqedonia

Restorantet nuk duan të ndalojnë hyrjen e personave të pavaksinuar

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 16:49
Ilustrim

Oda e pavarur e gastronomëve (OPG) kërkon nga Qeveria menjëherë ta heqë vendimin me të cilin ndalohet vizita dhe hyrja e personave të pavaksinuar në objektet hotelierike.

Sipas OPG-së, vendimi është I pazbatueshëm dhe nuk mund të respektohet pa u shkelur disa të drejta të njeriut dhe të shkelen disa ligje, posaçërisht Ligji për mbrojtje të të dhënave personale.

Qëllimi I kërkesës, siç thekson Oda, është të parandalohet degradimi dhe selektimi i mysafirëve të vaksinuar dhe të pavaksinuar dhe të mundësohet të gjitha objektet hotelierike të jenë të kapshme njëjtë për të gjithë qytetarët.

Në kërkesën adresuar personalisht kryeministrit Zoran Zaev, OPG thekson se gjendja mjekësore e qytetarit dhe mysafirit është informatë e ndjeshme dhe në pajtim me Ligjin për mbrojtje të të dhënave personale, me përjashtim të personit zyrtar dhe/apo personit të autorizuar – mjekut, askush tjetër nuk ka ë drejtë të bëjë kontroll apo grumbullim të kësaj informate, as të bëjë selektim, përkatësisht leje për hyrje në objekt publik të qytetarëve në bazë të kësaj gjendjeje.

Nëse Qeveria nuk e heqë vendimin, Zdravko Josifovski, kryetar I OPG-së, siç theksoi, do të jetë pronari i parë që do ta mbyllë objektin hotelierik.

“Hotelierët deri më tani I respektuan dhe zbatuan të gjitha rekomandimet dhe protokollet reale dhe të domosdoshme për punë të objekteve hotelierike pa dallim nëse ato korresponduan me gjendjet rrjedhëse, por ky vendim nuk mund të respektohet dhe zbatohet pa u shkelur disa të drejta të njeriut dhe të shkelen disa ligje, posaçërisht Ligji për mbrojtje të të dhënave personale”, potencoi Josifovski në Kërkesën drejtuar Zaevit.

Në mbledhjen e 97-të Qeveria solli vendim me të cilin nga 16 gushti I vitit 2021 vendoset vërtetim i detyrueshëm për imunizim të kryer, së paku me doze të parë, me shërbim të detyrueshëm rendi për shkak të kontrollit të dëshmisë për vaksinim në çfarëdo lloj objekti në ambient të hapur, përfshirjen edhe në objektet hotelierike, ku ka mbi 30 persona të pranishëm, për çfarëdo lloj ngjarje (festë, koncert, seminar, trajnim, punëtori, konferencë, ngjarje kulturore apo sportive) në ambient të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat