​32 të vdekur dhe 617 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​32 të vdekur dhe 617 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Më: 15 shtator 2021 Në ora: 20:20
Foto ilustrim

Edhe 32 të vdekur dhe 617 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 617 raste të reja nga 4621 testime të realizuara.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik, njofton se janë shëruar 450 pacientë, ndërsa betejën me virusin Covid-19 e kanë humbur 32 persona.

Raste aktive në vend janë 13.027.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat